Buja: Kismet, sot do të rrëzohet Qeveria

E publikuar: 10/05/2017 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka deklaruar se sot do të rrëzohet Qeveria. Këto komente i ka bërë gjatë arritjes së tij në selinë e PDK-së.
“Kismet do të rrëzohet Qeveria sot”, ka thënë Buja para mediave.

Ndryshe, kjo mbledhje po i paraprin seancës së Kuvendit të Kosovës, e caktuar për në orën 10:00, ku në rend dite është mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë “Mustafa”.