Brukseli thotë se s’do t’i tolorejë më aksionet e njëanshme provokuese në Veri

E publikuar: 26/05/2023 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
European Union foreign policy chief Josep Borrell discussed a new EU sanctions programme on Monday, but declined to say whether it would be used against any Chinese officials. Photo: AP

Bashkimi Evropian ka reaguar për tensionet në Veriun e Kosovës, duke thënë se i dënojnë ashpër përleshjet e sotme mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve, serbëve lokalë.

BE-ja tregon se kryetarët e sapozgjedhur të komunave veriore kishin tentativa për të hyrë në objektet e komunave.

‘”Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore”, thuhet në reagim.

”Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet”, vazhdon reagimi.

”Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”, përmbyllet komunikata e BE-së. /Gazeta Express