Brown: Kur vendet e pasura grumbullojnë vaksinat, nuk është çudi dalja e varianteve të reja të koronavirusit

E publikuar: 02/12/2021 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një artikull të publikuar ditët e fundit në gazetën britanike “The Guardian”, ish-kryeministri i Britanisë Gordon Brown vuri në dukje se kur vendet e pasura grumbullojnë vaksinat, nuk është çudi që shfaqen variante të reja të virusit të COVID-19. Deri në dhjetor, vendet e G7-s kishin ende 600 milionë doza vaksinash të papërdorura.

Vendet e zhvilluara perëndimore, përfshirë ato të G7-s, kanë bërë shumë premtime për nxitjen e zotërueshmërisë globale të vaksinave, por veprimet e tyre konkrete kanë mbetur shumë prapa. Në artikullin e tij, Brown-i vuri në dukje se vendet perëndimore premtuan në shtator se do të ofrojnë vaksina për 40 për qind të të rriturve në 92 vendet më të pazhvilluara nëpërmjet programit COVAX, por deri më 25 nëntor, ShBA-ja dha vetëm 25 për qind të vaksinave të premtuara, ndërsa BE-ja 19 për qind, Britania 11 për qind, Kanadaja 5 për qind dhe Australia 18 për qind.