Brnabiqit nuk i vije aspak mirë që presidenti slloven do lobojë për Kosovën

E publikuar: 19/02/2018 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq tha sot se deklaratat e presidentit slloven, Borut Pahor, ishte e papritur dhe e pakëndshme.

Ajo ka reaguar pas deklaratës së Pahor se do të përpiqet të ndikojë në pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, Brnabiq ka vlerësuar se kjo deklaratë e tij nuk është në përputhje me marrëdhënie të mira dhe miqësore me Serbinë./Indeksonline/