Brnabiq: Çdo dialog është i shkëlqyeshëm

E publikuar: 01/09/2017 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se “çdo dialog është i shkëlqyeshëm” dhe se Serbia, në takim me Kosovën në Bruksel, ka hyrë me vizione dhe siguri të reja.

Në këtë kontekst, ajo tha se nisma e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të nisur dialogun e brendshëm për Kosovën është veprim i guximshëm dhe i përgjegjshëm.

“Mendoj se kjo nismë është përshëndetur në Bruksel”, tha Brnabiq për Radio-Televizionin e Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Brnabiq përsëriti se qëndrueshmëria rajonale është një nga prioritetet e Qeverisë së Serbisë, sepse pa të “nuk ka prosperitet afatgjatë”.

Pas takimit të enjten në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se janë hapur bisedimet për marrëdhëniet afatgjata të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/brnabiq-cdo-dialog-eshte-i-shkelqyeshem-427901/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright