Britma, lot e kaos, kjo ndodhi mëngjesin e sotëm në një lokal në Prishtinë

E publikuar: 31/12/2019 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një përleshje në një lokal në Prishtinë. Pas përleshjes fizike, aty janë përdorur edhe armët e zjarrit, raporton Gazeta Express

Mëngjesin e së martës në një lokal në Prishtinë, disa persona janë përleshur fizikisht. Me të dalë nga lokali në të cilin ndodheshin, të dyshuarit kanë përdorur edhe armët e zjarrit.

Këtë rast e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:00 në stacionin policor Jugu në Prishtinë është iniciuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti ka ndodhur në një lokal në lagjen Veterrnik, ku fillimisht ka pasur një përleshje fizike mes disa personave, të cilët pasi kanë dalë nga lokali kanë përdorur edhe armë zjarri. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq lexues të Gazetës Express kanë dërguar video ku shihet se personat që ndodheshin në lokalin ku ka pasur përplasje janë tmerruar nga ajo që ka ndodhur.

Video nga vendi i ngjarjes: