British Airways anulon të gjitha fluturimet

E publikuar: 27/05/2017 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

British Airways ka anuluar të gjitha fluturimet nga aeroporti Heathrou dhe Gatwick, kjo për shkak të problemeve me kompjuter.

“Një dështim i madh teknik ka shkaktuar problem në fluturimet tona, në mbarë botën” kanë thënë nga kompania ajrore.

Tutje kjo kompani ka kërkuar falje për problemet e shkaktuara si dhe kanë deklaruar që është duke punuar për zgjidhjen e problemeve.

Deri më tani ende nuk ka ndonjë provë që ky dështim i sistemit është shkaktuar nga ndonjë sulm kibernetik.