Britani, shkarkohen 9 anëtarë të ekuipazhit të nëndetëses bërthamore

E publikuar: 28/10/2017 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marina mbretërore britanike ka shkarkuar nëntë oficerë, pasi rezultuan pozitiv ndaj testit për drogë, ndërsa ishin të vendosur në nëndetësen bërthamore.

Nëntë oficerët u shkarkuan pas testit të detyruar ndaj drogës HMS Vigilant, në një nga katër nëndetëset britanike të pajisur me raketat bërthamore Trident.

“Shërbimi ynë nuk toleron abuzimin e drogës nga stafi zyrtar. Ata që zbulohen se kanë shkelur standardet tona të larta përballen me largim nga puna”, thuhet në deklaratën e Marinës Mbretërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat britanike njoftuan se droga e gjetur te oficerët ishte e llojit kokainë. Thuhet se oficerët morën drogë ndërsa ishin të ankoruar në SHBA ku po merrnin raketat bërthamore për nëndetësen.

E njëjta nëndetëse ishte përfshirë kohët e fundit në një polemikë mbi marrëdhëniet joadekuate ndërmjet anëtarëve meshkuj dhe femra të ekupiazhit.