‘Brexit’ në ngërç,Tusk: Përfundimi i negociatave varet nga Londra

E publikuar: 24/10/2017 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk vlerësoi sot se Londra ka përgjegjësinë e përfundimit të negociatave të Brexit, duke përmendur gjithashtu një skenar ku largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja nuk do të ndodhë.

“Në fakt varet nga Londra sesi do të përfundojë ky proces, me një marrëveshje të mirë, pa marrëveshje ose pa Brexit”, deklaroi Tusk në Parlamentin Evropian, i mbledhur në seancë plenare në Strasburg.

Tusk paraqiti sqarime në prani të eurodeputetëve gjatë samitit evropian që u mbajt javën e kaluar ku 27-ët ndërmorën një nismë të mirë kundrejt Londrës duke pranuar për të nisur “përgatitjet e brendshme” për negocimin e ardhshëm të një marrëveshje tregtare me këtë vend, që do të arrihet sapo të largohet nga Unioni.

“BE do të tregohet në lartësinë e të gjithë skenareve për aq kohë sa ne nuk do të jemi të ndarë”, shtoi Tusk, që kryeson organin që mbledh 28 krerët e shteteve dhe të qeverive të BE.