Brenda pak ditësh, Isa Mustafa kthehet në Kosovë

E publikuar: 02/04/2018 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë bërë më shumë se dy muaj, që kur ish kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjendet në Gjermani për shërim.

Por, tani, ai së shpejti pritet të kthehet në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri i cili ka thënë se brenda pak ditësh Mustafa do kthehet në vendlindje.

Sipas tij, shëndeti i ish kryeministrit Mustafa është përmirësuar dukshëm, kështu që, pasi të rikthehet në Kosovë do t’i nënshtrohet edhe më tutje ushtrimeve fizioterapeute.

“Isa Mustafës do të kthehet brenda pak ditëve në Kosovë. Ka përmirësime të dukshme në shëndet. Pas rikthimit në Kosovë do t’i nënshtrohet ushtrimeve fizioterapeute këtu për të parë më pas se si do të përparojë në shëndet”, ka thënë Beqiri.

Ndryshe, në fillim të janarit të këtij viti, Mustafa ishte shtrirë në një spital në Prishtinë dhe pasi atij i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, ai ishte dërguar në Gjermani./Indeksonline/