Brenda burgjeve të Kim Jong-Un, ku të burgosurit torturohen

E publikuar: 26/09/2017 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është vështirë ta imagjinosh një ekzistencë ma të zymtë se të të burgosurve në burgjet e Koresë Veriore.

Të privuar nga ushqimi, ata detyrohen të hanë minj dhe bretkosa për të mbijetuar në qelitë e dendura të mbushura me qelbanikë. Harrje të rregullta dhe tortura potencialisht fatale janë normë në këto burgje. E pastaj vjen puna e rëndë, ku të burgosurit detyrohen të tërheqin plugje nëpër ara 12 orë në ditë, transmeton Express.

Vlerësohet se rreth 200.000 viktima të sundimit tiran të Kim Jong Un jetojnë jetë tejet të mjerueshme në këto kampe.

Kampet patrullohen nga roje të pajisura me pushkë automatike, granata dore dhe qen të trajnuar.

Të burgosurve iu mohohen në mënyrë rutinore uji dhe ushqimi. Ata torturohen me privimin nga gjumi, rrahën me shkopinj hekuri, shqelmohen dhe shpullohen, si dhe detyrohen të ulen dhe qëndrojnë në këmbë për orë të tëra.

/Express/