Bozhoviq: Askush s’i ka dëgjuar të shtënat, Oliverin e gjetën të vrarë

E publikuar: 16/01/2018 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kolegia dhe bashkëpunëtorja e Oliver Ivanoviqit Ksenija Bozhoviq ka thënë se askush nuk ka dëgjuar të shtënat me të cilat është vrarë Ivanoviq duke shtuar se e ka gjetur para ndërtesës së partisë një fqinje e cila kishte shkuar për të blerë bukë.

“Jam përgatitur që të shkoj në punë. Sekretaresha ka qenë në zyrë. E ka gjetur fqinja e parë e cila ka dalë të blejë bukë duke u kthyer nga dyqani. E ka parë se është shtrirë”, ka thënë Bozhoviq për Tanjug./rtklive/