Bosch: Serbia e ndihmuar nga Lajcak po shton presionin ndaj Kosovës për Asociacionin

E publikuar: 11/10/2021 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka deklaruar se Serbia me ndihmën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke shtuar presionin ndaj Kosovës për të vazhduar me Asociacionin e Komunave Serbe.
Sipas tij, Kosova duhet të jetë e fortë dhe të zbatojë vetëm Asociacionin e ndryshuar nga Gjykata Kushtetuese, transmeton lajmi.net.“Kjo është gjëja e duhur për të bërë në vendin ku sundimi i ligjit ka përparësi. Kjo duhet theksuar ndaj të gjitha vendeve mike”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe përfaqësuesit serb kanë vazhduar presionin sa i përket Asociacionit, kurse në kuadër të diskutimeve të fundit në Bruksel kanë përsëritur se kjo do të jetë tema kyçe në vazhdimin e dialogut në nivel shtetërorë.