Borrell: Kurti dhe Vuçiq “menjëherë” t’i kthehen dialogut

19.10.2021 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Borrell: Kurti dhe Vuçiq “menjëherë” t’i kthehen dialogut

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq që sa më shpejt t’i kthehen bisedimeve nën lehtësimin e BE-së, që sipas Borrell është rruga e vetme drejt normalizimit të raporteve.“Gjatë këtyre ditëve kishim situatë shumë të vështirë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Kam biseduar dy herë me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti Kurti.

Ngjarjet e fundit dhe marrëveshja për targat e automjeteve e arritur më 30 shtator tregojnë se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është mënyra e vetme për të shkuar përpara. I kam thirrur të dy liderët që t’i kthehen dialogut kështu që ky proces mund të vazhdojë”, tha Borrell gjatë një konference për media të hënën.

Ndërkohë ministri i punëve të jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, thotë se liderët e Unionit kur të mblidhen pas një muaji në Këshillin Evropian në Bruksel, duhet të dalin me porosi të qarta në Ballkanin Perëndimor.“Incidentet e fundit në Mal të Zi dhe ato në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, janë shkaktar për shqetësime të vërteta.

Situata në Evropën Juglindore më saktësisht në Ballkanin Perëndimor po përkeqësohet dhe neve na duhet që të diskutojmë për këto çështje që të japim përgjigjjen tonë në mënyrë të detajuar. Kjo duhet të bëhet në takimin e radhës të Këshillit Evropian që do të mbahet në muajin nëntor”, theksoi Grliq Radman.

Këto deklarata u dhanë në kuadër të takimit dy ditor të ministrave të punëve të jashtme të 27 vendeve anëtare të BE-së që për dy ditë po zhvillon punimet në Luksemburg.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkupi dhe Sofja në kërkim të një shansi të ri për marrëveshje

Shkupi dhe Sofja në kërkim të një shansi të ri për marrëveshje

Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

Pas Thaçit, ZPS kundërshton edhe lirimin e Veselit, Krasniqit e Selimit

Pas Thaçit, ZPS kundërshton edhe lirimin e Veselit, Krasniqit e Selimit

Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë