Borell: BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve, disa shtete janë kundër çfarëdo lëvizjeje

29.05.2020 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Borell: BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve, disa shtete janë kundër çfarëdo lëvizjeje

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një bisedë me disa gazetarë të vendeve evropiane, foli të premten edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Borrell tha se BE-ja është e gatshme për vazhdimin e dialogut, porse duhet pritur sqarimi i situatës politike në Kosovë.

“Ne nuk jemi në garë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth dialogut. Është vëtëm një dialog, e ai është dialogu që e ka nisur BE-ja. Nëse Shtetet e Bashkuara duan të ndihmojnë, kjo është mirë, të na japin një dorë ndihme”.

“Ne nuk veprojmë për qëllime propagandistike, por bëjmë punë serioze për të rinisur dialogun, i cili është i bllokuar”, tha Borrell.

Kosova, qysh më 25 mars, është me qeveri në detyrë, ndërsa këtë javë Gjykata Kushtetuese e vendit i ka dhënë mbështetje dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar një kryeministër të ri, pa shkuar në zgjedhje.

Duke u përgjigjur në pyetjet rreth ideve për ndryshimin e kufijve, më saktësisht për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, Borrell shprehu një ndryshim pozicioni në krahasim me atë që ka thënë më herët, kur nuk e ka përjashtuar këtë mundësi.

Ai tha se idetë e tilla nuk kanë mbështetje dhe se BE-ja do të preferonte që të mbahet gjendja e tanishme e kufijve.

“Së pari, duhet thënë se marrëveshja duhet të jetë mes serbëve dhe kosovarëve. Nëse ata nuk pajtohen, atëherë asgjë. Por, është thënë tashmë se marrëveshja duhet të pranohet nga bashkësia ndërkombëtare. Ato [Kosova dhe Serbia] nuk i kanë duart e lira që të vendosin çfarëdo të duan, sepse mund të ketë edhe pasoja kolaterale në rajon. Dihet shumë mirë se sa e ndjeshme është të ndryshohen kufijtë”.Është e qartë se ne në BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve. Po ashtu, disa shtete anëtare janë kundër çfarëdo lëvizjeje në këtë drejtim.

“Nëse filloni t’i ndryshoni kufijtë në një vend, atëherë edhe të tjerët mund të thonë se duan të njëjtën gjë. Pra, gjëja më e mirë për t’u bërë është ruajtja e status quo-së dhe të shihet se si do të shkojnë negociatat. Është e qartë se ne në BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve. Po ashtu, disa shtete anëtare janë kundër çfarëdo lëvizjeje në këtë drejtim”, tha Borrell.

Ideja për ndryshimin e kufijve si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është shpërfaqur nga vetë presidentët e të dyja vendeve në vitin 2018, por ajo ka hasur në reagime për dhe kundër si në Prishtinë dhe Beograd, ashtu edhe te komuniteti ndërkombëtar.

Borrell u pyet edhe për të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili është nga Sllovakia – shtet që nuk e ka njohuar pavarësinë e Kosovës.

Ai dha të njëjtin argument si edhe më herët, duke thënë se sikur i dërguari i posaçëm të ishte nga ndonjë vend që e ka njohur Kosovën, atëherë Serbia do të mund të ishte e pakënaqur.

Borrell tha se duhen ndalur këto kritika dhe se duhet punuar në mënyrë serioze, sepse, sipas tij, bëhet fjalë për diplomat që përfaqëson Bashkimin Evropian.

Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia.

Përfaqësues të posaçëm në dialog tani kanë edhe Shtetet e Bashkuara: diplomatin Richard Grenell.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti thotë se gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por as më e keqja

Kurti thotë se gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por as më e keqja

Bizneset kanë nevojë për përkrahjen e komunës

Bizneset kanë nevojë për përkrahjen e komunës

Alban Hyseni trashëgimtar i luftëtarit Hysen Hyseni (Zhuja), mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë Etnike

Alban Hyseni trashëgimtar i luftëtarit Hysen Hyseni (Zhuja), mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë Etnike

Sa i rëndësishëm është investimi i gazit natyror të cilit qeveria ia mbylli derën

Sa i rëndësishëm është investimi i gazit natyror të cilit qeveria ia mbylli derën

Targat e përkohshme mbeten ende në qarkullim

Targat e përkohshme mbeten ende në qarkullim

Nazim Gagica dhe Selami Xhemaili, lirojnë pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katër vjeçar

Nazim Gagica dhe Selami Xhemaili, lirojnë pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katër vjeçar

Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Dega e LDK’së në Prizren akuzon se VV’ja atje po blen vota me nga dy thasë miell

Dega e LDK’së në Prizren akuzon se VV’ja atje po blen vota me nga dy thasë miell

Mësohet arsyeja e rrahjes: Familjarët e zënë kryefamiljarin me të dashur – atë e bëjnë për spital

Mësohet arsyeja e rrahjes: Familjarët e zënë kryefamiljarin me të dashur – atë e bëjnë për spital

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit 

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit 

Diell verorë dhe riga shiu edhe të dielën

Diell verorë dhe riga shiu edhe të dielën

Në bisht të tiganit e fsheh drogën, tenton ta fus në burgun e Dubravës

Në bisht të tiganit e fsheh drogën, tenton ta fus në burgun e Dubravës

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit

Drenori shpalos projektet për Drenasin

Drenori shpalos projektet për Drenasin

Masa të rrepta sigurie në prag të tubimit para Kapitolit

Masa të rrepta sigurie në prag të tubimit para Kapitolit

Para zgjedhjeve, kryetarët e komunave ndajnë mijëra leje për ndërtim

Para zgjedhjeve, kryetarët e komunave ndajnë mijëra leje për ndërtim