Bonucci tallet me PSG-në për atë përmbysje historike të Barcelonës

E publikuar: 10/04/2017 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leonardo Bonucci ka kujtuar rikthimin historik të Barcelonës para përballjes në Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht se PSG-ja kishte avantazhin e katër golave nga ndeshja e parë, nuk arriti ta ruajë duke pësuar humbje 6:1 në “Camp Nou”, rikthim ky i Barcelonës që hyri në histori të kësaj gare, transmeton Gazeta Express.

Barça tani do të përballet me Juventusin. Duke folur për këtë ndeshje, mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër”, Leonardo Bonucci, thotë se Bayern Munichu nuk do të kishte lejuar kurrë të ndodhte ajo që i ndodhi PSG-së.

“Bayern Munichu është skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve dhe jam i sigurt se nuk do të kishte lejuar kurrë atë rikthim historik të Barcelonës që bën ndaj Parisa Saint Germainit”, deklaroi Bonucci. /Express/