Bombarduesit amerikanë fluturojnë serish mbi Gadishullin Korean

E publikuar: 11/10/2017 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy bombardues strategjikë amerikanë kanë fluturuar sot mbi Gadishullin Korean gjatë një stërvitjeje të përbashkët ushtarake mes ushtrive të SHBA-së dhe Koresë Jugore.

Bombarduesve amerikanë “B-1B” iu bashkuan dy aeroplanë luftarakë koreanojugorë “F-15K”, të cilët kryen stërvitje ajër-tokë pranë ujërave koreanojugor, transmeton Express.

Stërvitjet vijnë midis tensioneve të rritura me Korenë Veriore, për shkak të programit bërthamor të kësaj të fundit.

Peniani kreu testin e gjashtë bërthamor dhe shkrepi dy raketa mbi Japoni në muajt e fundit.

Ndërkohë, mbrëmë bombarduesit amerikanë u ngritën nga territori amerikan i paqësorit, Guam, dhe fluturuan drejt hapësirës ajrore koreanojugore ku kryen stërvitje, njofton ushtria e Koresë Jugore.

Stërvitja ishte pjesë e programit për mbrojtje të zgjeruar ndaj Koresë Veriore, sipas kësaj ushtrie.