Bolonja ‘blindohet’ me helikopterë e policë, arrestohen 16 trafikantët, mes tyre edhe shqiptarë

E publikuar: 31/01/2020 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

BOLONJA- 14 persona mes tyre një shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, si heroinë kokainë dhe hashash.

Arrestimet janë kryer ditën e sotme ku zona u mbush me helikopter e sirena policie në të gjithë qytetin. Sipas të dhënave të policisë italiane në pranga janë vënë 4 italiane 8 tuniziane, 1 rus dhe 1 shqiptar.

Ndërkohë Elio Norio komandanti i forcave operacionale që ndërmorën operacionin është shprehur se kjo bandë kishte kode të ndryshme për të identifikuar drogën. Konkretisht ‘bionde’ për heroinën, ‘kafe’ për hashashin dhe ‘qumësht’ për kokainën.

Sipas autoriteteve hetimet për këtë rrjet nisën që në vitin 2017. Ndërkohë pas kontrolleve këtyre të arrestuarve u janë kapur 4 kg heroinë, 1 kg kokainë si dhe rreth 80 mijë euro që besohet se vijnë nga krimi./tch/