Bllokohet Kuvendi, demokratët pushtojnë foltoren

E publikuar: 05/10/2017 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate të ashpra dhe tensione. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi është detyruar t’a ndërpresë për herë të tretë seancën si dhe të përjashtoi nga seanca kreun e PD-së Lulzim Basha.

Por pas këtij përjashtimi, vazhdimi i seacës ishte i pamunduar pas kryedemokrati Lulzim Basha bashkë me deputetë të tjerë vijonin të qëndronin në foltoren e Kuvendit.Në pamundësi për vijimin normal, Ruçi e mbylli Kuvendin dhe i ftoi deputetët të dhurojnë gjak në ambientet e Parlamentit.

Nuk dihet nëse Basha dhe demokratët do të largohen paqësisht nga foltorja apo do jetë nevoja e Gardës së Republikës për t’i larguar.