Biznesi mirëpret hyrjen në fuqi të dy masave të reja fiskale ndërsa shpreh shqetsimë për dhjetëra të tjera

E publikuar: 27/12/2017 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ambientet e Odës së Afarizmit të Kosovës, u mbajt tryeza informuese me ministrin e Financave Bedri Hamza, i cili foli me bizneset që operojnë në vend duke i inforumuar për masat e reja fiskale.

Në diskutimin e hapur ministri Hamza veçoi se janë marr disa vendime për lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve. Sipas tij, dy prej vendimeve të marra do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2018.

· Vendimi i parë parasheh që lirohen nga akciza dhe dogana lënda e parë dhe paisjet e IT-së.

· Vendimi i dytë përfshinë lirimin nga akciza e lëndeve djegëse që përdoren për prodhim.

Hamza ka folur edhe për reformat fiskale që do të ndodhin shumë shpejt.

“Përveç shkurtimit të proceduarve dhe burokracisë në kufi, do të bëhet pagimi i TVSh në brendi të vendit e jo në kufi. Unë iu siguroj se nuk do të ketë asnjë ngarkesë për bizneset. Gjithashtu përmes politikave fiskale nuk do të krijojmë pabarazi në treg, këtë ua them me përgjegjësi të plotë”, ka thënë ministri Hamza, duke mos precizuar kohën që ky vendim do të hyjë në fuqi.

Kurse Ismet Mulaj drejtor ekzekutiv në Odën e Afarizmit të Kosovës, theksoi se në OAK janë hartuar shumë dokumente për të ndryshuar ambientin e të bërit biznes. Ai tha se ka pasur kërkesa që akciza për mazut të hiqet edhe për fermerët sikur që do të hiqet edhe për prodhuesit. Po ashtu ai ngriti edhe çështjen e normave të tatimit.

Ai përmendi e edhe pabarizinë e obligimeve në raport shtet-biznesë, ku në rast që biznesi vonohet në fshirjen e obiligimit ndaj shteti, qoftë edhe një ditë nga data e paraparë me ligj, dënimi bëhet së pari për një muaj dhe në rast që vonohet sërish, atëherë pasohet dënimi deri në 30% nga tatimi i paraparë. Ndërsa nëse shteti i vonon biznesit pagesën për një muaj apo një vit nuk pagua asnjë dënim, theksoi Mulaj.

Ministri Hamza ka thënë se heqja e akcizës për mazut, nuk është edhe për bujqësi, sepse ai tha se fermerët përkrahen në forma të tjera të subvencionimit.

Jakup Gashi nga Sierra-Lab, kërkoi nga ministri Hamza të bëhet ristrukturimi i çmimit të akcizës të naftës në Kosovë, pasi në Maqedoni është 0.20 cent kurse tek ne 3.50, kjo bën një treg të pabarabartë.

Ndërsa Shaban Muja nga Art Aluminium, u shprehe se është fabrika e parë në Kosovës që nuk është vizituar asnjë herë nga zyrtarë të institucioneve të shtetit, dhe se ballafaqohet me shumë vështirësi për prodhimtari në fabrikë për takasat e larta për importin e lëndës së parë por edhe problemet me rrymë.

“Me këto tarifa doganore, unë nuk mund të jem konkurrent në tregun tonë, ngase produktet e gatshme të importuara kanë më shumë lehtësira dhe me problemet që më shkaktohen nga ndërprerja e rrymës, dëmët që unë si prodhuese pësoj nuk po i mbulon askush”, përfundoi Muja.

Avni Haliti nga InterSotft, tregoi për problemet që ka biznesi i tij në lidhje me importinin e paisjeve teknologjike, të cilat nëse importone të kompletuara paguhet 8%, kurse të njëjtat paisje importohen të ndara paguhen 18%.

Masat e reja fiskale pritet të aplikohen nga 1 janari i 2018-ës dhe përfshin përveç lirimit nga tatimi doganor, ka paraparë që të ketë edhe lirim nga tatimi i akcizës të gjithë prodhuesve pavarësisht se a importojnë vetë apo përmes kontraktorëve për të gjitha burimet e energjisë të cilat përdorën si lëndë ndihmëse në procesin e prodhimit, siç janë mazuti, gazi dhe nafta.

Në fund të takimit, Ismet Mulaj nga OAK, falënderoi ministrin e Financave Bedri Hamzën dhe të gjithë afaristët që ishin pjesë e këtij diskutimi./Infosot/