
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se shumë biznese po ankohen që po mbesin pa punëtorë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo ndodhë pasi askush nuk punon si skllav, me paga të mjera, me orë të zgjatura pune e pa kontrata.
“Plot biznese po ankohen që po mbeten pa punëtorë. Natyrisht, kërkush nuk punon si skllav, me paga të mjera, me orë të zgjatura pune e pa kontrata”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.