Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç takimit që pati me Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, mbajti takim, siç tha, shumë të mirë edhe me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Tom Goffus, dhe Stefano Tomatin, Komandant i Operacioneve Civile në EEAS.
Me anë të një postimi në platformën X, Bislimi shprehet se theksoi rëndësinë që qeveria jonë i jep bashkëpunimit të ngushtë me NATO-n, dhe se trajtuan edhe çështje të ndryshme sigurie.