Bislimi e Durmishi në Gjilan: Autostrada Prishtinë-Gjilan përfundon vitin tjetër

E publikuar: 31/08/2022 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimi kanë vizituar sot punimet në autoudhën e Gjilanit.

Durmishi ka bërë me dije se tashmë janë zgjidhur të gjitha problemet me shpronësimet dhe se po merren të gjitha masat që projekti i rrugës të përfundojë në vitin tjetër.

Ai ka paralajmëruar rritje të intensitetit të punës ditët në vazhdim.

“Bashkë me zv. Kryeministrin Besnik Bislimi dhe me Kryetarin e Komunës së Gjilanit Alban Hyseni vizituam sot punimet në projektin e autoudhës së Gjilanit. Për më shumë se një vit jemi marrur me zgjidhjen e shumë problemeve të trashëguara duke filluar nga gabime e mangësi në projekt e duke vazhduar me shpronësime e plot probleme tjera. Tani ato janë zgjidhur të gjitha prandaj ne jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme që ky projekt të përfundoj në tërësi vitin tjetër.

Ditëve në vazhdim do të ketë rritje të intensitetit të punimeve në këtë projekt”, ka shkruar Durimishi.