Bim Bimma publikon videoklipin e këngës “Ftyrat”

E publikuar: 04/09/2020 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bim Bimma është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Reperi Bim Bimma gjatë ditës së djeshme solli projektin me titull “Ftyrat”, fillimisht vetëm në versionin audio, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, sot, ai publikoi edhe videoklipin e kësaj kënge, i cili është punuar nga Marco Films, ndërsa për beatin u kujdes Deni Chops.

Për mix/masterin e këngës u kujdesën Benny Bee dhe Marco Tolo, kurse u publikua nga Fole Publishing.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Bim Bimma, i cili vjen pak ditë pas ‘zhurmës’ që pati me deklaratat me reperin Fero.