Bien të ardhurat e Google

E publikuar: 30/04/2019 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aksionet e Google ranë me shpejtësi pas publikimit të raportit financiar i cili ishte larg pritshmërive të analistëve. Alphabet, i cili zotëron YouTube, raportoi 36.3 miliardë dollarë shitje në tre mujorin e parë të vitit, më pak sesa 37.33 miliardë dollarë që ishte parashikuar.

Edhe fitimi ra për tre muajt e parë të vitit që u mbyll më 31 Mars. Fitimi u ndikua nga një gjobë e vendosur nga Komisioni Evropian për bllokimin e rivalëve online në reklamim.

Google duhej të paguante 1.5 miliardë euro. Duke përfshirë gjobën fitimi i Alphabet ra nga 7.6 miliardë dollarë në 6.6 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar rritja e shitjeve ishte 26% ndërsa këtë vit vetëm 17%. Aksionet e Alphabet ranë me 7%.

Kompania gjithashtu tha se rritja e klikimeve të paguara u ngadalësua në 39% nga 59% që ishte në fillim të 2018-ës.

Nën modelin në fjalë, kompania paguan një tarifë për çdo klikim reklame. Pjesa më e madhe e të ardhurave prej 84.5% erdhi nga biznesi i reklamave.

Me tre miliardë përdorues, Google është shitësi më i madh në botë i reklamave të internetit. /PCWorld Albanian