Bie numri i të vaksinuarve, vetëm 7 mijë e 154 doza u dhanë

E publikuar: 14/10/2021 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vaksina

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 7 mijë e 154 doza të vaksinave Anti-COVID.Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të vaksinuarve është më i vogël se që ka qenë javëve të kaluara.Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani janë administruar 1 milion e 483 mijë 260 vaksina.828 mijë e 935 persona janë vaksinuar me dozën e parë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.

Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.