Biden nënshkruan vendime të reja për klimën dhe mjedisin

E publikuar: 27/01/2021 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nënshkruar një disa urdhra ekzekutivë për ndryshimin e klimës, duke përfshirë ndalimin për disa shpime të energjisë

Këto vendime synojnë të ulin apo zvogëlojnë qiradhënien në toka publike dhe të dyfishojnë prodhimin e energjisë nga era deri në vitin 2030.
Biden, këtë të mërkure ka thënë se sot është Dita e Klimës në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Klan Kosova.

“Ne kemi pritur shumë gjatë dhe nuk mund të presim më gjatë”, ka thënë Biden para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Në këto vendime të nënshkruara nga Biden thuhet se është formuar zyrë brenda Shtëpisë së Bardhë e cila do të merret me ndryshimet klimatike si dhe një samit të liderëve që do të mbahet në muajin prill për Ditën e Tokës.

Zyrtarët e Biden thonë se ndryshimet klimatike sipas planprogramit të Bidendo të jenë pjesë e sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme.

Biden i bëri thirrje Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së që të përgatis një raport
të inteligjencës mbi ndikimet e ndryshimit të klimës në siguri, shkruan BBC.