Biden: Me Zelenskyn flas 3 deri në 4 herë në javë

E publikuar: 21/06/2022 00:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka treguar të hënën se flet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky tre deri në katër herë në javë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë foli me gazetarët nga shtëpia e tij e pushimeve në Delaware; ku edhe u bëri të ditur që gjasat që të vizitojë Ukrainën këtë fundjave kur do të vizitojë Evropën janë të vogla.

Biden do ta kalojë Atlantikun për samitet e G7 dhe NATO-s, në Gjermani dhe Spanjë.

“E kam takuar Zelenskyn, flas me të tre, katër herë në javë. Do të shkoj në Gjermani, Spanjë, Izrael, Arabinë Saudite për një mbledhje më të madhe. Dhe më pas ndoshta do të shkoj direkt në shtëpi.” /abcnews.al/