Besnik Bislimi: Në qeverisjen tonë është rritur numri i të punësuarve

20.10.2021 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Besnik Bislimi: Në qeverisjen tonë është rritur numri i të punësuarve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se tri prioritetet e para të Qeverisë Kurti kanë qenë ballafaqimi me pandeminë Covid-19, sundimi i ligjit dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Numri dy i ekzekutivit tha po ashtu se në qeverisjen e tyre 6-mujore për herë të parë në Kosovë është rritur numri i të punësuarve për 9 mijë e 300.

“Në rrafshin ekonomik ne e kemi kuptuar mesazhin, e kemi kuptuar rëndësinë e krijimit të vendeve të punës. Statistikat që i kemi marrë deri javën e kaluar tregojnë që sot në Kosovë është numri më i madh i punësuarve që është regjistruar ndonjëherë në historinë e Kosovës dhe është për 9.300 më i lartë se sa në momentin kur kemi marrë qeverisjen në mars 2021. Kjo nuk do të thotë që nuk ka hapësirë ende për të shtuar punësim dhe rritur formalizimin”, u shpreh Bislimi.

Këto komente zëvendëskryeministri Bislimi i ka bërë sot gjatë prezantimit të projektit “Dialogun Publik-Privat”, pjesë e projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës”, i mbështetur nga Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni MDA.

Ai po ashtu theksoi se askush, nuk i kishte besuar qeverisë aktuale, madje as institucionet financiare ndërkombëtare se sivjet do të ketë rritje të normës ekonomike mbi 10 për qind.

Sa i përket performancës së indikatorëve të tjerë ekonomik, Bislimi foli edhe për rritjen e të hyrave buxhetore, të investimeve të huaja dhe eksporteve.

“Parashikimet janë që Kosova të shënojë rritje ekonomike dy shifrore. Ne që në muajin maj kemi dalë me këtë parashikim, edhe atëherë kur askush nuk na ka besuar përfshirë këtu edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, as FMN, as Banka Botërore e as BERZH, nuk i kanë përcjellë rekomandimet tona që t’i përshtatin shifrat e tyre, për arsye se kanë qenë skeptik se një rritje prej 10 për qind ose më shumë është e mundshme. Madje, deri para dy javësh disa prej tyre kanë vazhduar të mbajnë shifrat prej 4.5, 5.2, megjithatë tani të gjithë janë pajtuar se rritja ekonomike do të jetë mbi 10 për qind. Ndërkaq, performanca e indikatorëve të tjerë është shumëfish edhe më e madhe, për shembull te të hyrat doganore tatimore është mbi 33.5 për qind. Për investimet e huaja, është shifra më e madhe për këta 9 muaj e regjistruar që nga viti 2010”, tha Bislimi.

Ambasadorja suedeze në Prishtinë Karin Hernmarck Ahliny tha se vendi i saj mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën edhe në shtatë vjetët e ardhshme për çështje mjedisi dhe zhvillim ekonomik.

“Para dy javësh Qeveria suedeze miratoi një strategji të re, edhe për një periudhë shtatëvjeçare të re për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën. Ky është përkushtimi i jonë i fortë për rajonin dhe miqësinë tonë për këto vende dhe Kosovën. Pra, kemi katër objektiva kryesore të strategjisë për t’i ndihmuar Kosovës në këto shtatë vjetët e ardhshme. Fokusi do të jetë për demokraci dhe të drejta të njeriut, shoqëritë parësore, fokusi në çështjet e mjedisit dhe klimës. Por, ajo më e rëndësishme për këtë forum është gjithashtu edhe zhvillimi gjithë përfshirës ekonomik, si dhe krijimi I mundësive për punësim produktiv”, tha Ahliny.

Ndërsa, menaxheri i projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” Driton Dalipi tha po ashtu se kompanitë e mëdha nëpër komuna kanë shënuar rritje të qarkullimit dhe punësimit në periudhën e fundit.

“Kosova sivjet do të ketë rritje ekonomike rekorde prej më tepër se 10 për qind. Të hyrat nga tatimet janë rritur për 33.5 për qind, kurse eksportet me siguri mbi 60 për qind. Këtu e kemi një pasqyrë gjithashtu të dhjetë kompanive më të mëdha për secilën komunë se çfarë qarkullimi dhe punësimi kanë. Shihet se rangimi i komunave të ndryshme është mbresëlënëse. Shpresojmë se këto kompani do të vazhdojnë të rriten dhe të punësojnë më tepër”, tha ai.

Projekti “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” synon të lehtësojë dialogun e sektorit publiko-privat në zhvillimin ekonomik dhe edukim duke u bazuar në të dhëna.

Qëllimi përfundimtar është rritja e konkurrushmërisë ekonomike të Kosovës në regjionin e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2040.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkupi dhe Sofja në kërkim të një shansi të ri për marrëveshje

Shkupi dhe Sofja në kërkim të një shansi të ri për marrëveshje

Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

Pas Thaçit, ZPS kundërshton edhe lirimin e Veselit, Krasniqit e Selimit

Pas Thaçit, ZPS kundërshton edhe lirimin e Veselit, Krasniqit e Selimit

Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë