Besart Berisha te Ballkani? Reagon klubi nga Suhareka: Nuk kemi pasur asnjë negociatë

E publikuar: 13/09/2021 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat lokale kanë raportuar se sulmuesi kosovar Besart Berisha do rikthehet në Superligën e Kosovës.

U spekulua se Berisha do t’i bashkohet skuadrës së Ballkanit, skuadër që ka demantuar këto raportime.

Ballkani përmes një postimi në Facebook, shkruan se nuk kanë pasur asnjë negociatë me futbollistin kosovar.

“Reagim për opinionin

Të dashur futbolldashës

Lidhur me lajmin nga disa media për arritjen e marreveshjes me futbollistin Besart Berisha.

Këto lajme ne si klub i dëmantojmë pasi qe nuk kemi zhvilluar asnjë bised me futbollistin Besart Berisha.

Sidoqoftë shfyrtëzojmë rastin t’i urojmë ish lojtarit të Kombtarës sonë suksese në karier”, shkroi klubi.