Bërnabiqi e falënderon Qipron për votën kundër Kosovës për procedurat drejt Këshillit Evropës

E publikuar: 09/05/2023 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me këtë veprim, duket qartë se Serbia po vazhdon t’i thejë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ku obligohet të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka falënderuar sot, ambasadorin e Qipros, për votën e tyre ”kundër” Kosovës, për nisje të procedurës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Bërnabiq siç shkruajnë mediat serbe, mirënjohëse u shpreh gjatë vizitës lamtumirëse që pati, ambasadori i Qipros në Beograd, Demetrios Theophylactou, përcjell klankosova.tv.

Ajo po ashtu e ka falënderuar ata edhe për qëndrimin parimor të vendit të tij, i cili respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.