Bërnabiq thotë se tensionet në Kosovë po rriten sërish, kritikon ndërkombëtarët

E publikuar: 10/04/2023 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë mbrëmë se këtë javë do të mbahet një takim tjetër me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për të diskutuar rreth situatës.

Bërnabiq po pretendon se tensionet po rriten sërish në Kosovë, ndërkohë ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar.

“Ajo që është e tmerrshme dhe ajo që na frikëson e shqetëson është se tensioni po rritet sërish. Numri i provokimeve është në rritje. Komuniteti ndërkombëtar është ende i heshtur”, ka deklaruar Bërnabiq.

Ajo deklaroi se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka 10 vite që po pret të krijohet dhe se institucionet kosovare po e shmangin me çdo kusht.