Bërnabiq: Serbia nuk mund të shantazhohet nga BE për Kosovën

E publikuar: 15/03/2018 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq shpreson që Bashkimi Evropian do ta ketë parasysh fleksibilitetin dhe performancën e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Mirëpo, Bërnabiq ka theksuar se Serbia nuk është një vend që është i dobët ekonomikisht ose politikisht, prandaj nuk mund të shantazhohet, transmeton lajmi.net.

Duke komentuar takimin e djeshëm me ndihmës sekretarin e Shtetit, Wess Mitchell, ajo ka thënë se pikëpamjet e Serbisë dhe të Shteteve të Bashkuara për Kosovën janë shumë të ndryshme.

Ndërsa ‘politikat e reja’ të cilat po propozohen, sipas saj nuk kanë asnjë kuptim./Lajmi.net