Bërnabiq, bashkësisë ndërkombëtare dhe NATO-s: “Ndaleni Kurtin”

E publikuar: 13/10/2021 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO -s dhe KFOR -it, siç tha ajo që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo deklaratë e saj vjen pasi sot Policia e Kosovës ishte duke e kryer një operacion me qëllim të luftimit të kontrabandës, i cili u zhvillua në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë të Jugut dhe në Mitrovicën e Veriut.

“Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo sjellje i ka tejkaluar të gjitha masat dhe na çon në prag të kaosit,” tha Bërnabiq.

Në Mitrovicë të veriut serbët kanë bllokuar rrugë duke kundërshtuar këtë aksion të Policisë së Kosovës, shkruan Tanjug.