Berlin| Policia e vret kosovarin, dyshohet se e mbyti sot ukrainasen me sëpatë

E publikuar: 04/09/2022 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

17.38 Pamje nga vendi i ngjarjes në Berlin, ku dyshohet se kosovari vrau një ukrainase me sëpatë

Një rast tragjik ka ndodhur sot në një apartment në Lichtenberg të Berlinit, ku një 23 vjeçar nga Kosova u vra nga policia.

Kosovari u dyshua se kishte mbytur me sëpatë një 27 vjeçare nga Ukraina.

Berliner Zeitung ka sjell disa pamje nga vendi i ngjarjes, transmeton Klankosova.

17.21 Berlin: Policia e vret kosovarin, dyshohet se e mbyti ukrainasen me sëpatë

Një 23 vjeçar nga Kosova është vrarë nga policia në Berlin, pasi ai dyshohet se e ka mbytur me sëpatë një grua nga Ukraina.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e së dielës në Lichtenberg.

Zëdhënësi i policisë së Berlinit Stefan Petersen, tha se krimi ndodhi në katin e nëntë të një apartamenti, shkruan Berliner Zeitung përcjell Klankosova.tv

Ai theksoi se në momentin kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes kosovari e kishte goditur për vdekje ukrainasen.

Sipas tyre ajo vdiq në vendin e ngjarjes.

Kosovari më pas u qëllua për vdekje nga organet e rendit.

Sipas dëshmitarëve burri dhe gruaja ishin fjalosur para ngjarjes.

Bëhet e ditur se gruaja nga Ukraina kishte 27 vjet.

Ende nuk dihet relacioni mes ukrainases dhe kosovarit, transmeton Klankosova.tv