​Berisha përshëndet kërkesën e Scholzit drejtuar Vuçiqit për njohjen e Kosovës

11.06.2022 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Berisha përshëndet kërkesën e Scholzit drejtuar Vuçiqit për njohjen e Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar sot pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, i kërkoi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njohjen e Kosovës si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Berisha në një postim në Facebook thotë se i dënon reagimet e Vuçiqit, i cili me politikën që ndjek është faktor kryesor konfliktualiteti në rajon.

“Me gjuhën dhe vendimet prej autokrati serbomadh të cilat e karakterizojnë, ngjashëm me Millosheviqin, Vuçiq theksoi “mos u mërzisni aspak që qëndrimi ynë ndaj Kosovës është krejt i ndryshëm nga juaji. Sikurse ju dëshironi integritetin territorial të Ukrainës, po ashtu edhe serbët duan integritetin territorial të Serbisë.”

Me këtë deklaratë presidenti i serbomadhisë Vuçiq krahasoi ndërhyrjen çlirimtare të NATO-s në Kosovë me pushtimin barbar rus në Ukrainë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kërkesa që duhen përshëndetur!

Të dashur miq, vlejnë për t’u vlerësuar dhe përshëndetur kërkesat e bëra dje në Beograd nga kancelari gjerman Scholz, i cili i kërkoi publikisht serbomadhit Vuçiq njohjen e Kosovës si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Në konferencën e tij për shtyp kancelari Scholz tha se “marrëveshja në fund duhet gjithashtu të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, u shpreh Scholz, duke shprehur kështu për herë të parë haptas qëndrimin e vendit të tij ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Ndërkohë Vuçiq luajti rolin e të paditurit dhe hipokritit, duke u shprehur se “ne e dëgjuam vetëm sot, për herë të parë, se po kërkohet njohja reciproke. Nuk e kemi dëgjuar kurrë më parë këtë gjë nga Evropa.”

Me gjuhën dhe vendimet prej autokrati serbomadh të cilat e karakterizojnë, ngjashëm me Millosheviqin, Vuçiq theksoi “mos u mërzisni aspak që qëndrimi ynë ndaj Kosovës është krejt i ndryshëm nga juaji. Sikurse ju dëshironi integritetin territorial të Ukrainës, po ashtu edhe serbët duan integritetin territorial të Serbisë.”

Me këtë deklaratë presidenti i serbomadhisë Vuçiq krahasoi ndërhyrjen çlirimtare të NATO-s në Kosovë me pushtimin barbar rus në Ukrainë.

Por kancelari Scholz i bëri fare të qarta qëndrimet dhe kërkesat lidhur me çështjen e Kosovës, sigurinë e paqen në Rajon si edhe luftën në Ukrainë.

Në vizitat e tij në Prishtinë e Beograd, kancelari gjerman nuk la pa përmendur sanksionet ndaj Rusisë. Nga njëra anë ai përgëzoi Kosovën e cila, njësoj si shtetet perëndimore, i është bashkuar ndëshkimit ndaj Moskës. Nga ana tjetër, ai i kërkoi Beogradit të harmonizojë politikat e tij me BE-në, sikurse duhet të veprojë një shtet kandidat për Union.

“Në kohët që po jetojmë, vlera e paqes dhe sigurisë na është bërë më se e qartë sërish; një arsye më shumë dhe e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një zgjidhje politike dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme që kontribuon në stabilitetin rajonal”, tha Scholz.

Duke përshëndetur kërkesat e kancelarit Scholz gjatë vizitës së tij në Beograd, dënoj gjithashtu reagimet e serbomadhit Vuçiq i cili sot, me politikën që ndjek, është faktor kryesor konfliktualiteti në rajon.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kancelari austriak përmend për të keq investimet e Turqisë në Kosovë, kërkon përafrim me BE-në

Kancelari austriak përmend për të keq investimet e Turqisë në Kosovë, kërkon përafrim me BE-në

Osmani takoi biznese të Tajlandës, i ftoi të investojnë në Kosovë

Osmani takoi biznese të Tajlandës, i ftoi të investojnë në Kosovë

Vuçiq ironizon me Kurtin: Njohja nga Kosova është shumë e rëndësishme

Vuçiq ironizon me Kurtin: Njohja nga Kosova është shumë e rëndësishme

Edward P. Joseph: Marrëveshja për energjinë e mirë, por kjo kornizë dialogu nuk çon tek finalja me njohje reciproke

Edward P. Joseph: Marrëveshja për energjinë e mirë, por kjo kornizë dialogu nuk çon tek finalja me njohje reciproke

Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle

Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle

Momenti kur policia ndjek dhe kap të dyshuarin në Kodrën e Trimave (VIDEO)

Momenti kur policia ndjek dhe kap të dyshuarin në Kodrën e Trimave (VIDEO)

Ish-kryegjyqtari i EULEX u drejtohet kosovarëve për mosliberalizimin: Ju i bëtë të gjitha, një ditë do shpërbleheni

Ish-kryegjyqtari i EULEX u drejtohet kosovarëve për mosliberalizimin: Ju i bëtë të gjitha, një ditë do shpërbleheni

Armend Zemaj: Gjuetia qeveritare po vazhdon me largimin nga puna të personelit shëndetësor

Armend Zemaj: Gjuetia qeveritare po vazhdon me largimin nga puna të personelit shëndetësor

Kurti: Vuçiq u zemërua kur i thashë që t’i trajtojmë reciprokisht minoritetet

Kurti: Vuçiq u zemërua kur i thashë që t’i trajtojmë reciprokisht minoritetet

Sheholli: Çmimi i rrymës në veri do të jetë më i ulët se në pjesën tjetër të Kosovës

Sheholli: Çmimi i rrymës në veri do të jetë më i ulët se në pjesën tjetër të Kosovës

Gjinovci – Kurtit: Urime kryeministrit fillimin e kapjes së institucioneve arsimore

Gjinovci – Kurtit: Urime kryeministrit fillimin e kapjes së institucioneve arsimore

Von Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ishte një dështim

Von Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ishte një dështim

Bregu: Samiti i BE-së e frustroi Ballkanin Perëndimor

Bregu: Samiti i BE-së e frustroi Ballkanin Perëndimor

Latifi ironizon me armët që u gjetën në shkolla në Ferizaj: As UÇK-ja nuk ka pasur kaq armatim

Latifi ironizon me armët që u gjetën në shkolla në Ferizaj: As UÇK-ja nuk ka pasur kaq armatim

Rada Trakjoviq ndalohet nga policia serbe në aeroportin e Beogradit: Kjo është arsyeja

Rada Trakjoviq ndalohet nga policia serbe në aeroportin e Beogradit: Kjo është arsyeja

Minxhozi: E shoh të pamundur që shqiptarëve të Kosovës t’u jepet pasaporta e Shqipërisë

Minxhozi: E shoh të pamundur që shqiptarëve të Kosovës t’u jepet pasaporta e Shqipërisë