Berisha përplaset me Ramën: “O burracak, o i panderë”

E publikuar: 21/07/2022 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Debate të ashpra kanë shoqëruar seancës e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Situata është shkallëzuarash kur kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha është përplasur në Kuvend me kryeministrin Edi Rama.

Berisha i ka shkuar kryeministrit Rama përballë në vendqëndrimin e tij në parlament, pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën.

Para i kanë dalë gardistët për të parandaluar një përplasje të mundshme. Nuk kanë munguar akuzat e Berishës ndaj Ramës.

“S’ke turp o frikacak, o i pafytyrë. O burracak, o i pafytyrë, o i panderë. Ty të ka çmendur 7 korriku”, i tha Berisha Ramës.