Berisha në selinë e PD-së, përplasje me mbështetësit e Bashës

E publikuar: 13/12/2021 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zhvillime të papritura në selinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur në seli, për të zhvilluar një mbledhje.Në hollin e partisë ka një përplasje. “Unë nuk po bëj asnjë skandal, as po gjuaj as po shaj.

Jam në punë time”, thotë një përfaqësuese e cila duket se mbështet Lulzim Bashën.Ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh, por mbështetësja e Bashës pretendon se është tërhequr zvarrë nga mbështetësit e Berishës.

Sakaq, në holl mes mbështetësve ka thirrje Basha dhe Berisha nga mbështetësit e të dy palëve.