Berisha: Kosova u sulmua kibernetikisht nga sistemet e Shqipërisë

E publikuar: 23/09/2022 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i demokratëve Sali Berisha u shpreh këtë të premte se Kosova është sulmuar kibernetikisht nga sistemet e Shqipërisë.

“Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë. Mali i Zi gjithashtu është është në atak dhe Maqedonia. Nuk e di nëse janë sulmuar nga sistemet shqiptare këto të fundit. Por për Kosovën është e sigurt që janë sulmuar nga sistemet shqiptare. Çka do të thotë një penetrim i plotë i hakerave serbë ose rusë sepse dihet se problemet më madhore me Kosovën i kanë. E vërteta është se mbrojtja e Kosovës dhe persona të kësaj fushe ka deklaruar se sulmet janë nga rajoni”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shqiptar tha më herët se përveç hakerave iranianë në operacionin për shkatërrimin e infrastrukturës digjitale në Shqipëri kanë marrë pjesë hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë./tvklan