Berisha jep lajmin: Jam shpallur non grata nga Britania e Madhe

E publikuar: 22/07/2022 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka konfirmuar se është shpallur non grata nga Mbretëria e Bashkuar.Ai tha se iu është ndaluar hyrja në ishull, meqë Mbretëria e Bashkuar pretendon se Berisha ka lidhje me grupe kriminale.
“Më njoftuan nga Britania se nuk lejohem të hyj në atë shtet. Mbretëria e Bashkuar më shkruan se kam lidhje me grupet kriminale”, ka thënë kreu i PD-së.