Berisha: Fatos Klosi ka organizuar vrasjen e Ahmet Krasniqit

E publikuar: 26/09/2018 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se Fatos Klosi në detyrën e shefit të SHIK ka organizuar vrasjen e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi.
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Klosi është organizatori.

“Në atë kohë kemi akuzuar Fatos Klosin se e ka organizuar ai vrasjen. E pohoi vrasjen, ai e ka organizuar ai ka marrë pjesë. Ai nuk mohoi organizimin e vrasjes. Ai tha unë nuk kam marrë pjesë. Kush e çarmatosi, kush e shoqëroi, ishin oficerët e ShIK-ut ata që e shoqëruan para ekzekutimit, ata kanë emra”, ka thënë Berisha për syri.net.

“Kush i dërgoi oficerët e SHIKU-ut në momentin e ekzekutimit. Nuk mund të them nëse ishte oficer i SHIK-ut apo i paguar këtë nuk mund ta them. Gjithçka është bërë me dijeninë e tij, është bërë nga Fatos Klosi, askush tjetër. Kjo është thënë në atë kohë janë publikuar në atë kohë, uroj që të hetohet”, është shprehur ai.

“Absolutisht po të kishte patur prokurori, jo Sallak e Ina Rama ajo do të hetohej. Nëse unë them dhe kam bindjen e plotë, them se Ahmet Krasniqi, qe pata fat ta takoj disa herë, një burrë fisnik”, ka thënë Berisha.