Berisha: Familja Jashari frymëzim për të ardhmen

E publikuar: 06/03/2018 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës , Rrustem Berisha së bashku me anëtarë tjerë të FSK-së ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Ata vizituan edhe familjen Jashari ku u pritën nga Rifat Jashari.

Berisha tha se këto ditë të vështira që kaluan familja Jashari dhe populli shqiptar janë frymëzim për të punuar të gjitha institucionet.

Berisha shpreson se në çdo përvjetor do të vijnë në raporte të mira për qytetarët e Kosovës.

Berisha: Frymëzim që të punojmë më shumë

“Patëm dëshirë të jemi pjesë e kësaj ceremonie, pjesë e përballimit e këtyre ditëve të vështira që i kanë pasur sepse siç e dimë kanë pasur ditë të vështira për familjen Jasharaj dhe gjithë popullin shqiptar. Kemi pas dëshirë të jemi pjesë e kësaj është një frymëzim për të gjithë ne që të vazhdojmë me punën tonë drejt forcimit të shtetit tonë, institucioneve shtetërore, institucioneve të sigurisë dhe mendoj që çdo herë e më shumë do të vijmë me vlera raportuese në çdo përvjetor në të mirë të gjithë qytetarëve”, tha Berisha./rtklive/