Berisha e quan “Ballkanin e Hapur” projekt serbo-rus, një vit pasi thoshte se është projekt i Trump

09.06.2022 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Berisha e quan “Ballkanin e Hapur” projekt serbo-rus, një vit pasi thoshte se është projekt i Trump

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është kundërshtuesi më i madh në Shqipëri i “Open Balkan” të cilin e konsideron projekt serbo-rus, destabilizues për rajonin dhe që për qëllim ka vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon.

Madje, ai thotë se këtë e konfirmoi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili pas anulimit të vizitës së tij në Beograd për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore deklaroi se “Ballkani i Hapur” është projekt serb që e ka mbështetjen e Rusisë.

“Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”, shkroi Berisha, transmeton Klankosova.tv.

Ai thotë se me këtë deklaratë Lavrov konfirmon se “Open Balkan” është një projekt ruso-serb, anti-NATO dhe anti-BE.

“Nuk kam pasur asnjë dyshim se ‘Ballkani i Hapur’ është një projekt ruso-serb, anti NATO dhe anti BE. Por, dua të rikujtoj se mbështetësi më i fuqishëm i ‘Ballkanit të Hapur’ është George Soros. Trashëgimtari i tij Aleks Soros ka përfaqësuar të atin në çdo samit duke filluar nga samiti i themelimit të tij në Novi Sad e në vazhdim deri sot në Ohër. Në këtë nismë gjeostrategjike anti BE dhe anti NATO, Lavrov dhe Soros janë së bashku dhe kanë qëndrime identike”, ka thënë ai, përcjell Klankosova.tv.

Por, është vet Sali Berisha i cili vitin të kaluar në një intervistë dhënë për “Rubikon” në Klan Kosova ishte shprehur krejt ndryshe.

Ai ishte pro “Ballkanit të Hapur”, që atëherë quhej Mini-Shengeni Ballkanik, pasi besonte se në doktrinën e presidentit të atëhershëm të ShBA-së, Donald Trump, stabilizimi ekonomik ka ndikim të fuqishëm në stabilizimin politik.

“Natyrisht ideja e Mini-Shengenit është ide e pamohueshme dhe atraktive, sepse nuk mund të flasësh për normalizim ekonomik në një kohë kur nxjerr një seri barrierash për këtë stabilizim”, ishte shprehur ish-kryeministri në këtë intervistë në Klan Kosova.

Kujtojmë se së fundi si vëzhgues të “Open Balkan” janë bërë pjesë edhe Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa Kosova vazhdon të refuzojë pjesëmarrjen në këtë nismë rajonale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti: E njoh Serbinë më mirë se Rama

Kurti: E njoh Serbinë më mirë se Rama

Kurti: Nuk kam thënë se secila marrëveshje me Serbinë është e keqe

Kurti: Nuk kam thënë se secila marrëveshje me Serbinë është e keqe

Pse BE-ja duhet të zgjerohet pa humbur kohë me Ballkanin Perëndimor

Pse BE-ja duhet të zgjerohet pa humbur kohë me Ballkanin Perëndimor

Zelensky i drejtohet bjellorusëve: Mos lejoni të përfshiheni në luftë

Zelensky i drejtohet bjellorusëve: Mos lejoni të përfshiheni në luftë

DEA “zbarkon” në Shqipëri, zyra të reja edhe në Tiranë

DEA “zbarkon” në Shqipëri, zyra të reja edhe në Tiranë

Rusia shpall “non grata” tetë diplomatë grekë/ Kremlini ‘acarohet’ me Greqinë që po ndihmon me armë Ukrainën

Rusia shpall “non grata” tetë diplomatë grekë/ Kremlini ‘acarohet’ me Greqinë që po ndihmon me armë Ukrainën

Vrau një punëtore për shkak se i qitën shumë majonezë në sandviç

Vrau një punëtore për shkak se i qitën shumë majonezë në sandviç

Petkoviq: Shpresoj që Lajçaku do ta ngrejë çështjen e ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë

Petkoviq: Shpresoj që Lajçaku do ta ngrejë çështjen e ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë

Kryeministri i zotohet Lajçakut se do ta zbatojë udhërrëfyesin për energjinë

Kryeministri i zotohet Lajçakut se do ta zbatojë udhërrëfyesin për energjinë

Reka: Brukseli po zgjeron hendekun mes BE-së e Ballkanit

Reka: Brukseli po zgjeron hendekun mes BE-së e Ballkanit

Si vendoset limiti për çmimin e naftës dhe sa do të gjobiten pompat që shesin më shtrenjtë?

Si vendoset limiti për çmimin e naftës dhe sa do të gjobiten pompat që shesin më shtrenjtë?

Lajçak mbërrin në Kosovë, shkon këmbë në takim me Kurtin

Lajçak mbërrin në Kosovë, shkon këmbë në takim me Kurtin

Haxhiu për Vettingun: Duhet të jemi unik në raport me reformën për drejtësi, pres takim me liderët opozitarë

Haxhiu për Vettingun: Duhet të jemi unik në raport me reformën për drejtësi, pres takim me liderët opozitarë

Në ditën e parë aplikojnë 164 nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri”, vërehet interesim i madh

Në ditën e parë aplikojnë 164 nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri”, vërehet interesim i madh

A do të kthehet Osmani për takim me Lajçak, Zyra e Presidentes: Sapo ka nisur vizitën në Singapor

A do të kthehet Osmani për takim me Lajçak, Zyra e Presidentes: Sapo ka nisur vizitën në Singapor

60% e shqiptarëve nuk bën dot një javë pushime këtë vit, më keq se rajoni

60% e shqiptarëve nuk bën dot një javë pushime këtë vit, më keq se rajoni