Berisha dhe Atasheu Belg diskutojnë bashkëpunimin në siguri

E publikuar: 26/04/2018 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) Rrustem Berisha priti sot në takim zyrtar atasheun belg të mbrojtjes, kolonelin Yves Cuvelier.

Në takim u diskutua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit bilateral në siguri.

“Ministri Berisha e njoftoi atasheun Yves Cuvelier me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK. Po ashtu, përmendi edhe bashkëpunimin ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën Kombëtare të Ajovës dhe falënderoi shtetin e Belgjikës për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin e shtetit tonë”, thuhet në kumtesën dërguar mediave nga kjo ministri.

Cuvelier premtoi thellim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen./RTK/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!