“Bëra seks me tre meshkuj, tani jam shtatzënë dhe s’di kush është i ati i fëmijës”

E publikuar: 14/11/2016 00:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kam kryer marrëdhënie seksuale me 3 meshkuj brenda 48 orëve. Tani jam shtatzënë dhe nuk e di se kush mund të jetë babai i fëmijës tim”, – është shprehur një 25-vjeçare, e cila ka tradhtuar të dashurin e saj duke kryer marrëdhënie seksuale me dy burra të ndryshëm.

“Jam e fejuar prej dy vitesh”, – tregon vajza në rubrikën “Dear Deidre” për tabloidin britanik “The Sun”. Vajza shpjegon se kishte kryer marrëdhënie me partnerin e saj ditën e premte, ndërsa të dielën, gjatë një feste ishte dehur dhe kishte “fituar vëmendjen” e të dashuritë të së motrës.

“I fejuari im dhe motra ime kishin shkuar të flinin. Unë ngela vetëm në shoqërinë e të dashurit të motrës. Pimë një shishe e ca me verë dhe më pas nisëm të loznin me shishen e verës, duke hequr veshjet një nga një. Ngelëm tërësisht lakuriq dhe bëmë seks të egër”, – shkruan vajza.

Të nesërmen ajo u takua rastësisht me një ish të dashur dhe kreu marrëdhënie seksuale edhe me të. “Harrova të pija kokrrën kundër shtatzënisë atë fundjavë dhe tani pres një beb”, – shkruan ndër të tjera vajza që me sa duket, do ta zgjidhë gjithë këtë situatë vetëm përmes analizës së ADN-së.