Beogradi thotë se “Gabriel i ka ndryshuar fjalët” në Prishtinë

E publikuar: 15/02/2018 23:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel të njëjtën ditë e ka vizituar Beogradin e Prishtinën dhe në të dy këto kryeqytete vendesh me marrëdhënie të parregulluar ka kërkuar normalizimin e tyre, transmeton Koha.net.

Mediet serbe, ndërkaq, shkruajnë sot se Gabriel ndryshe ka folur në Beograd e ndryshe ka folur në Prishtinë.

Sipas tanjugut, Gabriel, gjatë konferencës me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Gjermania, sikur dhe BE–ja, dëshiron, “të shkarkohet situata ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Serbisë e Kosovës”.

Pak më vonë por në të njëjtën ditë, Gabriel ka qenë shumë më konkret: “Nëse Serbia dëshiron përparim drejt BE-së, kushti primar është përparimi i sundimit të ligjit, por natyrisht se është e rëndësishme edhe njohja e pavarësisë së Kosovës”.

Ai po ashtu ka theksuar se këtë ua ka thënë më herët edhe zyrtarëve të Serbisë në Beograd./koha.net/