Beogradi reagon pasi Komiteti i Ministrave të KiE procedoi aplikimin e Kosovës

E publikuar: 24/04/2023 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Për këtë ka reaguar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duke kontestuar demokracinë evropiane.

Ajo i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian.

”Ah, tani e kuptova!!! Ndoshta ka demokraci dhe sundim të ligjit në “botën virtuale” në Kosovë, dhe kjo është ajo që u pëlqen njerëzve Viola von Cramon dhe organizata të tilla si @freedomhouse janë duke vlerësuar. Prandaj mbështetja për Prishtinën në @coe. Demokracia virtuale, liria dhe shteti ligjor”, ka shkruar ajo në Twitter.

Serbia vazhdimisht përpiqet të pengojë integrimin e Kosovës në struktura euro-atlantike.