Bekim Jashari tregon nëse ka marrëveshje me VV’në për zgjedhjet në Skenderaj

E publikuar: 28/09/2021 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u është përgjigjur zërave se ka marrëveshje me VV’në për zgjedhjet e 17 tetorit. Në emisionin DPT te Fidani në T7, Jashari ka hedhur poshtë pretendimet e tilla.

“Para 4 vjetëve ka pas propaganda nga VV që jam i PDK’së sepse para 4 viteve PDK s’ka pasur kundërkandidat ndaj meje. Tash po flitet nga PDK’ja se Bekimi është i VV’së”, thotë Jashari.

“Por nuk është veç VV’ja që s’ka qit kundërkandidat. Asnjë parti tjetër, as LDK’ja, as AAK’ja, as Nisma, as AKR’ja përmos PDK’së. Kërkush s’ka vu kundërkandidat. Para katër vjetëve këto i kanë pasur, VV, LDK, AKR edhe kandidatët e vetë. PDK’ja s’ka pas dhe kanë thënë se ky (Bekim Jashari) është i PDK’së’, sqaroi Jashari.

Kryetari aktual i Skenderajt thotë se ai ka marrëveshje vetëm me qytetarët.

“Bekimi ka qenë, është dhe do të jetë deri në frymën e fundit vetëm me qytetarët. Për të mirën e qytetarit, me asnjë ngjyrë politike”, thotë ai.

“Asnjëherë ne si familje s’do të ngjyrosemi me ngjyra politike. Kjo është arsyeja pse unë kam dalë vetë”, theksoi Jashari.