Bekim Blakaj: Kosova për momentin nuk mund ta padisë Serbinë për gjenocid

14.05.2021 07:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bekim Blakaj: Kosova për momentin nuk mund ta padisë Serbinë për gjenocid

Shteti i Kosovës po planifikojë ta padis Serbinë për gjenocid për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kështu të paktën po deklarojnë kryeministri Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani.
Por, sipas Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë tha se aktualisht Kosova nuk do të mund ta bëj padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

“Duke analizuar përvojën e vendeve tjera, sidomos të atyre nga ish-Jugosllavia për padi për gjenocid, kam frikë që Kosova në këto momente nuk mund të bëj padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë sepse nuk ka një ulëse në OKB. Ka mundësi tjera. Tash së voni është përmendur një shtet mund ta bëj këtë në emër të Kosovës. Nuk e di se a do ta bëj Shqipëria këtë. Është e vështirë që në një proces gjyqësor i cili ka zgjatur 12 apo 13 vjet të dëshmohet gjenocidi”.
Blakaj theksoi në Edicionin Special në Klan Kosova se gjenocidi do të jetë i vështirë të dëshmohet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sipas tij nuk ka ende ndonjë informacion nëse institucionet e Kosovës kanë nisur të mbledhin informacione lidhur me krimet serbe në Kosovë.

Ai theksoi se provat duhet të jenë të deshmueshme para gjykatës.“Krimet që kanë ndodhur në Kosovë janë të tmerrshme, ka elemente të gjenocidit gjithandej por kjo do të jetë e vështirë të dëshmohet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Padia për gjenocid është përmendur edhe nga përfaqësuesit e tjerë, nga presidenti Thaçi dhe të tjerët. Kjo zakonisht është përmendur para zgjedhjeve apo fushatave zgjedhore”.“Unë nuk kam ndonjë informacion që ndonjë institucion ka filluar të mbledh prova për të dëshmuar gjenocidin. Kjo deklaratë ishte disi si e pamatur. Nuk mund ta ftojmë gjykatën dhe ti themi eja dhe shiko se çka ka ndodhur në Poklek. Sepse krimet makabre kanë ndodhur edhe në Poklek por edhe në shumë pjesë të tjera, ku kanë pësuar fëmijet. Por, këto nuk janë prova para gjykatës”.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu

Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Cakaj thotë se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Cakaj thotë se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Valon Syla: Po kërkohet ndërrimi i shefave të RTK-së, ka nisur fushata

Valon Syla: Po kërkohet ndërrimi i shefave të RTK-së, ka nisur fushata

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Bashkimi Evropian nuk hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian nuk hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Kurti para ministrit Italian: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Kurti para ministrit Italian: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj kontributit të Italisë

Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj kontributit të Italisë

Serbia po pretendon se ofroi vaksina për krejt shqiptarët në Kosovë

Serbia po pretendon se ofroi vaksina për krejt shqiptarët në Kosovë

Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë 810 mijë euro

Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë 810 mijë euro

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë

Deputetja e VV-së përshkruan situatën në Samitin në Turqi: Serbia pati fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën

Deputetja e VV-së përshkruan situatën në Samitin në Turqi: Serbia pati fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën

FMN: Vaksinimi dhe diaspora mund ta rrisin ekonominë 5-6 për qind në Kosovë

FMN: Vaksinimi dhe diaspora mund ta rrisin ekonominë 5-6 për qind në Kosovë