‘Behgjet Pacolli më propozoi për kryeministre’, tregon ngjarjen Vjosa Osmani

E publikuar: 24/05/2017 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, anëtarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë të partisë së saj, koalicionet që formoi LDK’ja dhe prurjet e reja në këtë parti.
Vjosa Osmanit u rendit e 81-ta në listën ku u tha se mund të mos ishte fare për shkak të kundërthënieve me kreun e LDK’së, Isa Mustafën. Ajo thotë se kishte pasur zyrtarë të partive të tjera të koalicionit që i kishin ofruar vendet e tyre për Vjosën.

Osmani ka vlerësuar korrektësinë që, sic thotë ajo, kanë treguar anëtarët e partive të tjera të koalicionit për t’i dhënë hapësirë asaj në numrat e tyre, vetëm që të ishte pjesë e garës.

Anëtarja e LDK’së ka bërë të ditur se kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e kishte propozuar atë që të nominohej prej kryeministres dhe i ishte treguar i gatshëm për t’ia liruar numrin dy në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.